Rrahu nënën, arrestohet 24-vjeçari në Patos

Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar në Patos pasi ka dhunuar nënën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. T., 24 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 30.11.2023 11:31