Ronaldo i dhuron fitoren Man United, portugezi kap kuotën e 700 golave për klube (VIDEO)

Një mbrëmje e shkëlqyer për CR7. Portugezi i ka dhuruar fitoren Man United duke shënuar kështu edhe golin e parë për këtë sezon në Premier League në fitoren 1-2 ndaj Everton.

Gjithashtu numri 7 arrin në kuotën e 700 golave për klube. Sa i përket ndeshjes, Iwobi realizoi për vendasit, ndërsa Antony barazoi përkohësisht përpara se Ronaldo të vuloste fitoren.

Me këtë sukses Man United ngjitet në vendin e 5 me 15 pikë. SHIKO GOLAT /G.D albeu.com/


Shtuar 9.10.2022 21:54