“Rishiko çmimet”, Rama ia “pret” shkurt qytetarit: Nuk jemi në komunizëm, qeveria nuk i ngre e as i ul çmimet (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një komentues në faqen e tij në facebook.

Qytetari i ka kërkuar Ramës që të rishikojë çmimet, pasi sipas tij, fshatarëve po u vete prodhimi në toka dëm e po e hedhin poshtë, ndërkohë që në treg, domatet po shiten me 1200 lekë kilogrami.

Por përgjigja e kryeministrit ishte e çuditshme, pasi nuk i ka dhënë asnjë shpjegim qytetarit, por vetëm i ka thënë se nuk janë në komunizëm.

Ndërkohë më poshtë vihet re një tjetër koment, që thotë se qeveria ka rolin e rregullatorit dhe jo vetëm atë të mbledhjes së taksave./albeu.com/

Shtuar 24.01.2022 15:16