Procesit i rinumërimit të votave vijon për qarkun e Tiranës. Gazetari i ABC Neës, Andon Kello, raporton nga pallati i sporti “Fahrije Hoti” se janë numëruar deri tani 515 qendra votimi ose 202 mijë vota, ndërsa deri tani nuk ka asnjë ndryshim rezultati.
Janë gjetur 12 vota më pak se sa ato të regjistruara në votimin fillestar. Rritet numri i votave të pavlefshme, kemi 500 vota të pavlefshme. Subjekti që po i heqin më shumë vota është PD me 276 vota të hequra, ndjekur nga PS me 201 vota, dhe Mundësisë 11 vota” tha ai.
Po ashtu u përjashtua edhe deputeti i PD Asllan Dogjani nga pallati i Sporti, pasi u përplas me Ilir Rusmailin për një votë.
“Asllan Dogjani është përjashtuar me vendim të KAS. Ai ka patur një debat me anëtarin Ilriu Rusmajlin, i cili pretendon për një votë të vlefshme, por KAS vendosi të ishte pavlefshme dhe KAS ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta larguar nga pallati me pretendimin se ka kërcënuar anëtarët e KAS dhe ka intimiduar numëruesit dhe ka prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Fahrije Hoti”, raportoi gazetari.
Më vonë, deputeti demokrat theu masën e KAS dhe u fut sërish në ambientet e rinumërimit.