Një operacion i Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit ka çuar në arrestimin e një shtetaseje të huaj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të saj.
E ndaluara është shtetasja turke Julide Yazici (J. Y.), ndaj së cilës u ekzekutua masa e arrestit me qëllim ekstradimin në Turqi.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte dhënë ndaj saj një vendim të formës së prerë, duke e dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim.
Julide Yazici akuzohet për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.
