Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb, vranësirat  e dendura dhe kthjellimet e pakta do të jenë dominante deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë.

Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët e të izoluar në territor. Po ashtu mbrëmja  mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 18°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.


Shtuar 14.03.2021 08:32

Tags: