Restaurimi i Mësonjëtores në Korçë, publicisti: I humbën origjinalitetin

Publicisti i njohur Agim Baçi ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku foli për restaurimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë. Ka patur polemika të mëdha për ndryshimet e shumta që ndërtesa mori pas restaurimit si brenda dhe jashtë godinës dhe për ndryshimin e ABC-së së famshme.

Sipas publicistit Agim Baçi restaurimi i Mësonjëtores ka humbur origjalitetin dhe shpirtin e saj.

“Shikojmë një frymë moderne, por jo misionin e atij muzeu. Që në momentin kur është zhvendosur ABC-ja, a i rikthehemi origjinalitetin? Ti nuk mund ti heqësh shpirtin asaj që është e vjetër.

Nuk e kam parë nga afër ndryshimin, por edhe po të vij do të më duket si një muze modern. Nuk më japin ndjesinë e Mësonjëtores së vjetër. Unë kam parë shumë muze, tendenca është për të dhënë modernen dhe jo për të dhënë frymën e kohës.

Kur hyja aty, edhe pse ishte e shkatërruar, e ndjeja frymën e Mësonjëtores, por tani duket sikur është bërë një hotel shumë i mirë. Pse italianët nuk dinë ta bëjnë Koloseun me xhama? Por e lënë ashtu siç është. Nuk e kemi shpikur ne restaurimin”, shprehet Baçi. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 15:03