Rënie gurësh në rrugë, ARRSH apel shoferëve: Akset ku duhet të keni kujdes

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiu, në rrugë kanë rënë inerte dhe gurë duke bllokuar rrugët, por edhe duke u bërë rrezik për shoferët.

Përmes një postimi në Facebook, ARRSH u kërkon shoferëve të tregojnë kujdes në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, shkruan ARRSH./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 11:38