Raporti vjetor i SPAK/ Klodian Braho para KLP: Janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 mln euro pasuri, përfshi edhe kriptovaluta

Këtë të hënë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, ka prezantuar raportin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij, ndër të tjera ai u ndal edhe tek pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara.

Të lidhura

None found

Braho deklaroi se kanë ndjekur parimin “ndiq paranë”, ndërsa theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për 2025 kap vlerën e 45.4 mln euro, përfshirë këtu edhe kriptovalutat.

“Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 mln euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 mln dollarë ose 12.4 mln euro.

Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro”, tha Braho.


Shtuar 27.04.2026 10:23