Arresti me burg masa e fundit, gjatë 2025 pësoi ulje me 53.4%/ Klodian Braho para KLP: SPAK vijon me vendosshmëri hetimet për zyrtarët e lartë

Ditën e sotme, kreu i SPAK, Klodian Braho, po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi ecurinë e punës së institucionit për vitin 2025, duke theksuar se korrupsioni është një fenomen shqetësues në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë.

Gjatë raportimit, Braho nënvizoi se masa e sigurisë “arrest në burg” po përdoret gjithnjë e më pak, duke u konsideruar si mjeti i fundit i sigurimit personal.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave, kjo masë ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 53.4%, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste gjatë vitit 2025.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit, përfshirë atë të nivelit të lartë, të dhënat e vitit 2025, tregojnë se korrupsioni në institucionet publike dhe sistemin e drejtësisë mbetej një fenomen shqetësues, i cili përfshin funksionare vendore, administrativë por edhe prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie etj. SPAK ka shënuar rritje prej rreth 18 përqind të çështjeve të reja, nga 186 në rreth 220 për korrupsion, dhe rreth 12% të cështjeve të përfunduara nga një vit më parë. Ky aktivitet i shtuar reflektohet me dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve penale, me 144 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë si dhe 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë. Spak ka vijuar me vendosshmëri hetimin e zyrtarëve të lartë me 6 procedime të reja, dhe 16 persona të tjerë në hetim, nga 30 zyrtar dhe ish zyrtarë nën hetim gjatë 2025, rreth 50 përqind e tyre, 18 janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Rreth 10 prej tyre janë dënuar me vendi të formës së prerë”, theksoi ai.


Shtuar 27.04.2026 10:35

Tags: , ,