Kryeministri Edi Rama ka sjellë për shqiptarët një surprizë nga Turqia.
Kështu ka deklaruar këtë të enjte kryeministri Rama duke premtuar se do të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze në Shqipëri.
Rama tha se ka nisur negociatat me kompaninë turke që disburson vaksinën Sinovax, dhe në Shqipëri pritet që të ndërtohet fabrika, që do ti jepte një impakt të rëndësishëm sistemit të shëndetësisë.
Deklarata e Ramës:
Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave Sinovac. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm jo vetëm për këtë moment për të ardhmen. Një fabrikë e cila do të hapë një faqe të rëndësishme në zhvillimine sektorit të shëndetësisë.