Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është vendi ku të gjithë investitorët duan të vijnë.
Gjithashtu, Rama u shpreh se nuk i duhet pushteti dhe karrigia nëse do t’i duhet të heqë dorë nga vizioni që ai ka për Shqipërinë.
Të lidhura
None found
Lideri i PS-së tha se nëse kjo ndodh, në vend të atij investimi do të bëhet copëtimi i radhës. Ai theksoi se nuk mund të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global.
“Baltën e kam duruar dhe e duroj sepse këtë mision e mbaj përsipër në emrin tuaj, që më këni dhënë votën dhe sot i është bashkuar zemëratës në rrjetet sociale duke më treguar mua me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Për çfarë më duhet mua karrigia, pushteti, nëse më duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vitë, duke e nisur nga Shqipëria e 2 mln turistëve, ku edhe paraardhësi im numërohej si turist, të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd. Për çfarë më duhet mua pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju? Dhe që pastaj nesër të vazhdoni jetën tuaj normalisht dhe pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që përgatitet atje, të bëhet copëtimi i radhës.
Golemi i radhës? Se ju do rroni më shumë se unë dhe do shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prap në dorë Shqipëria. Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të ri këtu në karrige dhe të bëj sikur udhëheq një vend që trembet nga sfidat e mëdha të investimeve të kësaj lige. Një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej asnjë investitor, është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve”, tha Rama
