Incidentet e protestës në Zvërnec/ Rama: Edhe unë do të revoltohesha po të isha në vendin tuaj, protestuesi u tërhoq zvarrë si kafshë në sytë e policisë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq me forcë nga punonjës të sigurisë private.

Rama tha se i kupton qytetarët që janë revoltuar nga pamjet e publikuara dhe se, po të ishte në vendin e tyre, do të kishte reaguar njësoj kundër qeverisë dhe kryeministrit.

Të lidhura

None found

Kreu i qeverisë e cilësoi “akt të neveritshëm” mënyrën se si protestuesi u mor me forcë nga rojet private të sigurisë, duke theksuar se pamjet janë të papranueshme.

“Dua të flas sot edhe për publikun lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit. Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve në Zvërnec.

Ju kam dëgjuar, lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë. Madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit sidomos.

Do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë në plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte që personi u fut vetë në zonën private, ndërkohë që duhet ti kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë protestuesin.

Do kisha bërë edhe më keq se ju po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po ja fal të huajve, madje kam vënë re se është përhapur me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ja fal atë tokë izraelit për të sjellë palestinezët në Zvernec.

Po të më thoshin se aty janë futur ca rus që në bashkëpunim me oligarkët shqiptarë, po rrafshojnë zonën e mbrojtur dhe do ndërtojnë ca pallate.

Po të më thoshin që aty do pastroheshin paratë e mafies ndërkombëtare dhe të tjera nga ato që ju kanë thënë që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë”, tha kryeministri.


Shtuar 1.06.2026 10:29

ganobetcasibomcasibomjojobetcasibomhepbetMadridbetMadridbetmarsbahiszbahis girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişJojobetCasibomromabetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom GirişJojobet GirişJojobet Girişjojobet