Rama reagon për vrasjen në Elbasan: 25 prilli sjell ndëshkimin e tyre

Rama nga Elbasani ka deklaruar se dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do t’i bëjë të humbasin qetësinë.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, tha Rama.

Kujtojmë se sot në Elbasan ndodhi një përplasje me armë mes aktivistëve të PD-së dhe PS-së ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. /albeu.com/

Shtuar 21.04.2021 06:04