Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish mbylljen ose bllokimin e 200 faqeve në rrjetet sociale, të cilat lidheshin me protestën.
Reagimi i tij këtë herë erdhi si përgjigje ndaj një postimi të publikuar nga “Democrats European Democratic Party”.
Të lidhura
None found
Rama i cilësoi të paturpshme aludimet e bëra, ndërsa deklaroi se ky rast përbën “një tjetër pikë të ulët”.
“Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, shkroi Rama në përgjigjen e tij.
