Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga tubimi i zhvilluar sot para godinës së Kryeministrisë, ku shfaqet një protestues që po mbante fjalim.
Në fjalën e tij, protestuesi u ndal te çështja çame. Ndërkohë, Rama shkruan në postimin e tij se personi në fjalë është dënuar tre herë në Belgjikë si trafikant droge.
Të lidhura
None found
“Ky patriot i shtirur me emrin e Çamërisë dhe me atë zemër groteske në bluzën e porositur për këtë ditë të paharrueshme shërbimi ndaj atyre që e kanë urdhëruar të kapi mikrofonin, kërkon të përmbysë qeverinë e Shqipërisë dhe të shpëtojë atdheun e nxjerrë në shitje nga unë, pasi e ka nderuar emrin shqiptar dhe e ka lartësuar flamurin kombëtar me tre vepra madhore, të cilat protestuesit e sinqertë nuk do të guxonin kurrë t’i imagjinonin.
Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge.
Dhe thonë pastaj mos u merr me protestuesit! Këta që dalin e do dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë që nuk kapin mikrofonin po thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre. Këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re”, shkruan Rama.
