Kryeministri Rama e nisi konferencën e tij të jashtëzakonshme për shtyp duke thënë se kishte propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi.
Rama tha se Kosova duhet të dëgjojë ndërkombëtarët në hapat e saj, ndërsa sipas tij qëndrimi i Serbisë dihet tashmë.
“Palët nuk po merren dot vesh as se kush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do të ketë teksti. Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës.
Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj. Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë si Kosova tkurret në sytë e atyre që. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja të mëdha“, tha Rama.
Rama tha se është i shqetësuar në lidhje me tensionet në Kosovë dhe se Kosova mund ta humbë mundësinë që të ketë më kontrollin mbi këtë territor.
“Unë jam i shqetësuar nga rritja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe mundësisë për të humbur kontrollin në veri dhe futjen e kësaj zone nën kontrollin e trupave të NATO-s”, tha Rama. /albeu.com