Rama për opozitën: Thonë do vijmë do të marrim zyrën, po dhe Noc Rrokun do ta marrin

Kritika të ashpra ka adresuar në drejtim të opozitës kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet pasditen e së premtes në Tropojë. Në takimin e radhës në këtë bashki, kreu i qeverisë akuzoi PD-në se po ndjek linjën e Putinit pasi ky i fundit “kërkon që në vendet e NATO-s të ketë rrëmujë.”

“Putini kërkon që në vendet e NATO-s të ketë rrëmujë. Zgjedhjet janë në maj. Cfarë dmth kjo, ne do vimë, do marrim zyrën, do marrim çatinë, do marrim ballkonin. Hajdeni njerëz çohuni. Mendoni se është pa lidhje? Jo ka shumë lidhje, se për të marrë do marrin Noc Rrokun. Shqipërisë i bëjnë një dëm të madh. Duke e çarë gjithë pjesën që është e angazhuar në politikë në këtë formë, angazhojnë për hesap të Kremlinit një pjesë të shqiptarëve që në mënyrë të pavetëdijshme bëhen vegla të këtyre veglave, por me një ndryshim. Këto vegla paguhen për ta bërë këtë punë. I morën gjysmë milioni dollarë, për të rrëzuar PS-në. Na del që çadra financohej me para ruse.”


Shtuar 4.11.2022 14:06

Tags: ,