Ditën e sotme kryeministri shqiptar ka marrë pjesë në mbledhjen e KiE-së por gjatë saj ai ka pasur shpeshherë disa ndërhyrje duke ju kundërpërgjigjur pjesëmarrësve.
Një një prononcim për mediat Rama ka shpjeguar edhe replikat e tij.
Rama: Është normale sepse siç e dëgjuat në 2 momente u ndjenë të fyer në punën e tyre por nuk erdha këtu ti fyej por me një qëllim të mirë është bërë një gabim tragjik e vepër e shëmtuar. Gjithçka do shkojë ne vendin e duhur sepse kështu shkon e vërteta. E vërteta e Kosovës nuk mbulohet nga hipokrizi dhe sedërprekjeje.
Unë nuk nisem nga këto për të thënë të vërtetën. Që do ketë debat në Serbi do ketë, pa problem, u bë një debat për mua si shërbëtor i Serbisë në Kosovë. Nuk kam asnjë shqetësim, gjërat duhen thënë.
E vërteta është e zbardhur, nuk ka asnjë provë dhe fakt, përveç se një fantazi. Nuk ka lidhje me procesin, por historia e organeve shkon përtej Thaçit. Kjo është përsëritur, shpërndarë, saqë ndikon dhe në psiqikën e atyre që na shohin. Madje këta të marrin dhe veshkën dhe ikin me vrap.
Nuk i njoh se kush janë po mesa pashë i kuptoj se është politikë. është PS, PD e partiët e tjera. Nuk është nderi ynë në pyetje këtu, i Kosovës jo e jo. Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre”./albeu.com