Elbasani ka realizuar një tjetër afrimi në merkaton e verës. Sipas burimeve të “Newsport.al”, verdheblutë kanë siguruar shërbimet e një mesfushori që vjen nga Serie B italiane.
Të lidhura
None found
I njëjti burim bën me dije se prezantimi zyrtar pritet të ndodhë nga çasti në çast, ndërsa për momentin është zgjedhur që identiteti i lojtarit të mos bëhet publik.
Njoftimi i së mërkurës për largimin e 8 futbollistëve kishte krijuar idenë se te nënkampionët po zhvillohet një ndryshim i thellë në skuadër. Kjo situatë u shoqërua edhe me kritika, sidomos për shkak të ndeshjes së rëndësishme përballë BATE Borisov, e cila do të luhet më 7 korrik.
Megjithatë, lëvizja më e fundit në prag të këtij dueli të rëndësishëm europian tregon se trajneri Ivan Gvozdenovic do të ketë në dispozicion edhe një element me vlerë të shtuar në organikë.






