Elbasani ka bërë zyrtare afrimin e Ousmane Niang, i cili është tashmë lojtari më i ri i skuadrës verdheblu. Ashtu siç raportoi pak minuta më parë “Newsport.al”, nënkampionët kanë prezantuar mesfushorin që vjen nga Serie B italiane.
Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit vjen në një fazë të rëndësishme për ekipin, teksa vetëm pak ditë më pas Elbasani do të zbresë në fushë ndaj BATE Borisov në takimin e parë të raundit kualifikues të Conference League, i planifikuar për më 7 korrik.
Të lidhura
None found
Me këtë afrim, trajneri Ivan Gvozdenovic fiton një tjetër element me eksperiencë, duke qenë se futbollisti ka qenë më parë pjesë e klubit të Modenës.
