Mes më shumë se 20 protestuesve të ndaluar sot pas tensioneve në tubimin e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohej edhe seanca e radhës penale, ndodhet edhe Gent Progni.
Në një video të regjistruar nga qelia, Progni deklaron se është dhunuar në momentin e arrestimit, ndonëse, sipas tij, ka qenë i prangosur dhe pa asnjë mundësi për të kundërshtuar.
Të lidhura
None found
“Bodyguard-at e Ulsi Manjës na kanë gjuajtur. Saimir Koka, punonjës i Vip Security dhe pronari më ka qëlluar pa pushim. Kisha duart poshtë nuk kemi bërë asnjë rezistencë. Edhe kur më arrestuan dhe unë isha me pranga më kanë qëlluar me shkelma nga pas. Na akuzojnë për prishje të qetësisë publike dhe të pronës publike. Rama në burg Berisha në Burg!”, dëgjohet të thotë ai.
