Rama për Financial Times mohon akuzat: Nuk jam “Kumbari” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Financial Times për protestat kundër korrupsionit dhe kërkesave për transparencë që, sipas demonstruesve, lidhen me resortin luksoz të asociuar me dhëndrin e Donald Trump.

Pas disa javësh tubimesh, Rama hodhi poshtë akuzat se është “Kumbari” i Shqipërisë. Protestat, të cilat janë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, shpërthyen pas zemërimit publik për projektin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në një ishull dhe në afërsi të një rezervati natyror të njohur për flamingot. Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe ndjekjen e tij penalisht, duke pretenduar se ekziston korrupsion sistemik që u hap rrugë investitorëve ndërkombëtarë të ndërtojnë në zona të mbrojtura.

Të lidhura

None found

“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them shkoni në djall. Aq thjeshtë,” tha ai.

“Nuk më takon mua të vërtetoj se nuk jam Kumbari, i takon atyre të vërtetojnë se jam Kumbari”.

Nga ana tjetër, prokurorët shqiptarë kanë lëshuar urdhër-arreste për më shumë se një duzinë biznesmenësh të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash, mes tyre edhe një person që më herët kishte pasur në pronësi tokë në zonën ku pritet të zhvillohet projekti i Kushner dhe Ivanka Trump. Një zëdhënës i Kushner dhe partnerëve të tij të tjerë në Shqipëri nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Rama këmbënguli se investimet e Kushner ishin të rregullta dhe se nuk kishin asnjë lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj një ish-pronari të tokës.

Në intervistën për FT, të zhvilluar në zyrën e tij me pamje nga bulevardi ku dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar çdo natë për më shumë se tre javë, Rama kundërshtoi idenë se ekonomia shqiptare mbështetet te pastrimi i parave.

“Të thuash se ekonomia shqiptare është bazuar në pastrimin e parave, kjo është e tmerrshme,” tha Rama.

“Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem aq i madh,” shtoi ai.

“Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thoni se ekonomia britanike është në pjesë të madhe pastrim parash? Jo”.

Prokurorët shqiptarë kundër korrupsionit kanë lëshuar urdhër-arreste për 20 biznesmenë, për të cilët thanë se ishin të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Sipas dyshimeve, miliarda euro janë kanalizuar drejt projekteve të mëdha të ndërtimit përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe në kryeqytetin shqiptar.

Mes emrave të vënë në shënjestër është edhe Artur Shehu, një shtetas me dyshtetësi SHBA-Shqipëri, që jeton në Miami. Në vitin 2025, Shehu i shiti tokë pranë rezervatit natyror ku folezojnë flamingot kompanisë “Albania Land Development”, e lidhur me projektin Kushner. Kjo marrëveshje tërhoqi vëmendjen e prokurorëve kundër korrupsionit, të cilët ngrinë 128 milionë euro pagesa në pritje të hetimit. Edhe Shehu nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Sipas Ramës, qeveria e tij u ka dhënë mundësi prokurorëve të hetojnë më me agresivitet, por kjo ka rritur edhe perceptimin se Shqipëria është e mbushur me korrupsion dhe krim të organizuar.

“Në fakt është e kundërta. Shqipëria po lufton si kurrë më parë dhe është shumë më pak e korruptuar sot sesa ishte”.

Ai përsëriti gjithashtu pretendimin se protestat janë nxitur nga kundërshtarët e presidentit amerikan, duke përmendur mes tyre edhe Iranin.

“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt… për shkak të Trump,” tha ai.

“Nëse nuk do të ishte Jared Kushner… askujt nuk do t’i bëhej vonë për flamingot, për Shqipërinë, për asgjë. Është e gjithë urrejtja kundër Trump që krijon gjithë këtë shqyrtim”.

Rama u shpreh i bindur se planet për zhvillimin bregdetar do të vijojnë, pavarësisht protestave.

“Pjesa e rëndësishme është se investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash,” tha Rama.

“Ata janë investitorë të mëdhenj. Është një shans historik për Shqipërinë”.


Shtuar 23.06.2026 10:03

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş