Rama për debatet mbi Reformën Territoriale: Djegia e teserave të PS-së e turpshme, konsultimi zgjat 60 ditë

Përmes një reagimi në platformën “X”,  kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar protestat dhe kundërshtimet e shfaqura pas propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Rama theksoi se dokumenti i propozuar po kalon një periudhë ligjore konsultimi publik prej 60 ditësh, gjatë së cilës çdo palë mund të paraqesë lirisht pikëpamjet e saj.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar zërave kundër edhe brenda radhëve socialiste, kreu i qeverisë e quajti djegien e teserave të PS-së një “akt të turpshëm”.

Ai kritikoi gjithashtu disa deputetë të partisë, të cilët, sipas tij, janë shfaqur si “tribunë të vegjëlisë” pa e ditur saktësisht se për çfarë po flasin.

Rama u shpreh se vijon, siç e cilësoi ai, ankesa e kalorësit që shqetësohet se po i varen këmbët. Sipas kryeministrit, kjo është shoqëruar së fundmi nga një agjitim i madh i “vajtorëve dhe vajtojcave”, të cilët pretendojnë se tashmë po protestohet edhe “brenda PS-së” dhe e paraqesin këtë si një sinjal jashtëzakonisht negativ për “regjimin”.

Në vlerësimin e tij, realiteti është ndryshe. Përveç një rasti kur disa persona dogjën teserat e PS-së pa e kuptuar mirë as vetë se çfarë po bënin, si edhe rasteve kur deputetë socialistë kanë marrë rolin e “tribunit të vegjëlisë” pa qenë të qartë për atë që thonë, çdo kundërshtim tjetër është jo vetëm normal, por edhe i mirëpritur.

Si argument të parë, Rama përmendi faktin se projekti i reformës ndodhet pikërisht në fazën e konsultimit publik të parashikuar me ligj, e cila zgjat 60 ditë.

Sipas tij, qëllimi i kësaj periudhe është që kujtdo t’i jepet mundësia të shprehet pa pengesa rreth propozimit.

Së dyti, ai nënvizoi se ligji u kërkon kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë që t’i paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre.

Rama e konsideroi plotësisht të kuptueshme që kundërshtarët e reformës të përdorin edhe forma të tjera paqësore reagimi, për sa kohë nuk bllokojnë rrugët dhe nuk pengojnë qytetarët e tjerë në jetën e përditshme. Në të kundërt, sipas tij, ata do ta vendosnin veten në konflikt njëkohësisht me ligjin dhe me PS-në.

Argumenti i tretë i kryeministrit ishte se nuk ka regjim as në Shqipëri dhe as brenda Partisë Socialiste. Ai siguroi se në PS nuk ekziston dhe nuk do të merret asnjë vendim që synon të dekurajojë shprehjen e mendimeve për këtë reformë.

Rama sqaroi se vendimin përfundimtar do ta marrë Parlamenti, por deri në atë moment do të dëgjohen të gjitha palët. Në këtë proces përfshihen edhe bashkitë që mund të kërkojnë të bashkojnë me territorin e tyre njësi më të vogla vendore, të cilat në variantin aktual të propozimit parashikohet të mbeten të pandryshuara.

Kreu i qeverisë shtoi se gjatë këtyre 60 ditëve publiku do të marrë shumë më tepër informacion për arsyetimin logjik që qëndron pas propozimeve.

Gjithashtu, Rama theksoi se në hartimin e tyre nuk mund të merreshin parasysh fama e një zone bashkiake që prej antikitetit, numri i të rënëve në luftërat e 2000 vjetëve të fundit apo të dhëna dhe gojëdhëna të tjera të këtij lloji, pasi elemente të tilla nuk kanë qenë dhe nuk mund të shërbejnë si argumente në këtë debat.


Shtuar 2.08.2026 15:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escortjojobet giriş