Gazeta gjermane “FAZ” i ka dedikuar një artikull lirisë së shtypit në Shqipëri dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me median dhe gazetarët.
Sipas gazetës gjermane, mediat në Shqipëri janë kryesisht në duart e të pasurve, ndërsa thekson se politika dhe një grup sipërmarrësish ndikojnë drejtpërdrejt shtypin shqiptar.
Të lidhura
None found
Duke iu referuara deklaratës së presidentes së Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha se Shqipëria i plotësonte kriteret për hapjen e negociatave, gazeta gjermane vë në pikëpyetje transparencën e medieve në vendin tonë.
Ndërsa nënvizon faktin se Edi Rama nuk e duron dot median e lirë.
“’Ka një zemërim te thellë ndaj punës së medias së lirë: gazetarët përhapin qëllimisht lajme të rreme dhe gënjeshtra dhe shpifin politikanë dhe individë privatë në internet’, pohoi Rama gjatë fjalimit të tij të hapjes në Forumin Mediatik të OSBE-së në Evropën Juglindore në Tiranë tetorin e kaluar. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Diku tjetër, kryeministri shqiptar identifikoi gazetarët si një nga shkaktarët e gjendjes se keqe te vendit”, shkruan gazeta gjermane.
