Rama: Në ujësjellëse ka të punësuar persona që nuk ndodhen fare në Shqipëri

Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive për çështjen e ujësjellës kanalizimeve. Pasi theksoi se bashkitë po rrisin humbjet në këtë sektor edhe pse qeveria po rrit investime, vuri në dukje dhe një problem tjetër. Atë të punësimeve të personave që nuk ndodhen në Shqipëri.

“Është koha për të vepruar dhe natyrisht që sikur folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rrijë më në pozitën e thjeshtë financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do ta lejojmë që paratë e popullit shqiptar të abuzohen më nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe shpërdorimi i të ardhurave.

E para, duke paguar si punonjës njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri edhe njerëz që nuk janë në Shqipëri dhe rezultojnë në librat e pagave të ndërmarrjeve. Do të bëjmë një skanim për drejtorët, shefat dhe punonjësit.

Kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk po hyj të them se edhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshme. Këtu është qartësisht një problem administrimi dhe keqqeverisje.

Është kronike është një sëmundje kronike e shumë viteve, por nuk mundemi më ta pranojmë dhe të mos ndërhyjmë për të mos e përmbysur” tha Rama./albeu.com


Shtuar 29.10.2021 13:07