Rama në grykëderdhjen e Vjosës: Investimet në argjinatura minimizuan dëmin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka qenë në grykëderdhjen e Vjosës, për të inspektuar përmbytjet aty pranë.

Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla.

Ndërsa inspektonte nga afër situatën, kreu i qeverisë u shpreh se investimet në argjinaturat e reja dhe mirëmbajtja e sistemit të kullimit bënë që dëmi të minimizohet.

Po ashtu, siç u shpreh Rama, ministrat dhe drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako edhe tërheqja e ujërave nga fushat këtë vit ka ndodhur në kohë rekord.

“Në 72 orët e fundit është bërë një punë fantastike, gjërat janë më së miri po të kemi parasysh ku ishim. Shiu deri para ca vitesh dilte në qendrën e Fierit dhe këtu përmbyste gjithë dynjanë. Sot nuk është prekur as Darzeza. Duhet të shohim çfarë duhet përmirësuar akoma me argjiaturën këtu që gjërat të vihen në vijë…”

Sa i përket familjeve të përmbytura, që ishin diku tek 30 të tilla, kreu i qeverisë tha se ato ndodhen brenda rrezes së lumit dhe se duhen zhvendosur në banesa sociale.

“Nuk mund të rrihet tek këmbët e urave dhe tek bregu i lumit..”/albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 13:07