Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Kretës e Rodosit në Greqi (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në ishujt Kretë e Rodos, në Greqi.

Sipas shefit të qeverisë, ata janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre duke u kursyer kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.

Postimi i Ramës:

Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje

*foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjithë shërbimet konsullore./albeu.com/