Rama: Meta është njeriu më i papëlqyer në Shqipëri pas Kryemadhit

“Ilir Meta e ka mbaruar misionin e tij politik dhe është njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story”.

Sipas Ramës, Meta nuk ka qëndruar në politikë falë pakteve, por prej forcës teksa shtoi se atë e tërheq zullumi dhe ndodhet në tatëpjetën finale.

“Ilir nuk ka qëndruar në politikë falë pakteve, por forcës që ka pasur, ka pasur votat pa ka bërë paktet, ne e kemi kapur hundën, kemi bërë pakte, kemi bërë çmos që t’i japim mundësi, e tërheq zullumi si askënd tjetër dhe tani është në tatëpjetën finale, ai e ka mbaruar misionin e tij në politikë, ai është sot njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas të shoqes dhe edhe në këtë rast ai ka bërë një tjetër akrobaci mbijetese”, tha Rama.


Shtuar 4.05.2023 23:17