Rama: Meta duhet të shkarkohet, do të konsultohemi me PD për emrin e Presidentit të ri

Nga mbledhja me deputetët, kryeministri Edi Rama është shprehur se me presidentin Ilir Meta nuk do të ketë bashkëpunim. Rama tha se, kreu i shtetit duhet të shkarkohet.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri, Rama tha se do të konsultohet me opozitën.

“Me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të çmontuar presidencën dhe do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij. Nuk duhet që ta shikojmë më në krye të vendit atë, është herët për të folur për atë por në çdo rast ne do të konsultohemi me Partinë Demokratike për emrin e Presidentit të ri të Shqipërisë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 10:19