Rama i palodhur me refuzimin e PD-së: Do e mbajmë përherë dorën shtrirë

Kryeministri Edi Rama ka takuar për herë të parë të gjithë deputetët socialistë si ata të rinj e të vjetër, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në fajlën e tij,  Rama shton se mandati i tretë nuk duhet ti ngjajë aspak dy të parëve në lidhje me marrëdhënien me opozitën, pavarësisht sulmeve e sharjeve të tyre.

“Shqipëria na ka besuar për të udhëhequr, dhe ne do të udhëheqim pavarësisht akuzave.Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD, por për të cuar në fund punët që kemi nisur dhe për të nisur të tjera. Nuk do të presim PD, por të bashkëpunojmë me ta sidoqoftë dhe kurdoqoftë.Do e mbajmë dorën e shtrirë për bashkëpunim dhe do u tregojmë se kjo është dekada për ta ngjitur Shqipërinë edhe më lart. Kritikave të opozitës do i përgjigjemi me mendjen e hapur dhe me kërkesë për bashkëpunim, dhe do vazhdojmë punën për të cilën na zgjodhën shqiptarët”,u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Mesazhi im i dytë është për të gjithë ju këtu, jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike dhe për të çuar këtë frymë në të gjithë PS-në. NË aspektin me marrëdhënien me PD-në ky mandat i tretë nuk do t’i ngjajë në asnjë mënyrë 2 të parëve. Sado që ata të mos e pranojnë rezultatin. Shqipëria na ka dhënë besimin e madh dhe mbështetjen  e plota për ta udhëhequr dhe ne do ta bëjmë pa u marrë me politikën banale të përditshme. Ne nuk kemi më një mandat për të luftuar me PD-në por për të çuar në fund punët e mëdha që kemi nisur dhe për të nisur punët e mëdha që duhen çuar në fund. Pa u lodhur, pa e humbur durimin dhe toruan. Do ta tregojmë me sjellje dhe me vepra që për ne kjo është dekada kur duhet çuar sa më në majë Shqipëria. Sharjeve të tyre ne do t’i përgjigjemi me idetë tona. Kritikave të tyre ne do t’i përgjigjemi me mendje të hapur. Baltës dhe sherrit të padobishëm ne do t’i kthejmë faqen tjetër”, tha Rama.


Shtuar 10.05.2021 10:17