Rama mbyll mandatin e dytë dhe flet për herë të parë për qeverinë e re: Skuadër kampione! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me qeverinë e re në mandatin e 3-të, e cila pritet të nisë punë në shtator.

Gjatë konferencës së fundit si kryeministër i mandatit të dytë ai ka treguar pak mbi qeverinë e re duke e quajtur një “skuadër” të suksesshme dhe të plotë duke folur dhe për “stole rezervash”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Qeveria e re do të shpallet javën e ardhme dhe natyrisht do të vijojmë të gjithë punën duke mos lënë asnjë ditë të shkojë kot.

Fatmirësisht kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol.

Dhe për kampionatin 4 vjeçar nuk kam vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë grupi kryeparlamentar, por edhe një stol rezervash shumë të gjatë, sic thuhet në sportet kolektive.

Ky është avantazhi ynë më i madh nga rivalët dhe duhet që të gjithë ta kultivojnë këtë avantazh. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.08.2021 12:46