Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlametar të Partisë Socialiste pasditen e sotme.
Mbledhja me dyer të mbyllura po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe vjen një ditë para seancës plenare.
Mësohet se në fokus të diskutimeve pritet të jenë zgjedhje e 14 majit dhe kandidaturat që kryeministri Rama pritet të nxjerrë për 61 bashkitë e vendit.
PS është drejt finalizimit të listës së plotë për 14 majin. Në një komunikim për mediet disa ditë më parë, Rama bëri me dije se protet që kandidatët të zyrtarizohen më 15 mars./Albeu.com/