Rama krenohet me avionët e rinj të “Air Albania”, qytetarja: Po na vjedhin hajnat në Rinas! (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ndau pamjet të avionëve të linjës ajrore “Air Albania”, të cilëve iu është shtuar edhe “Naimi”.

Teksa ndau fotogalerinë nga avioni i ri, një komentuese i shkruan Ramës se çfarë po bëhet me sigurinë e turistëve.

Gruaja tregon se asaj iu është vjedhur bagazhi i saj në të cilën ka pasur gjëra me vlerë.

Rama: “Naimi” zbret pasagjerët e parë

Komentuesja: E siguria e turistave? Z.Kryeministër më është vjedhur bagazhi pasi qé kam pas gjëra me vlerë , deri kur do na vjedhin neve turistave ata hajna në aeroportin e Rinasit ?/albeu.com/

 


Shtuar 12.09.2021 08:31