Rama jep lajmin e mirë: Sapo mbërriti sasia e radhës me Pfizer, 1.2 milionë vaksina në Shqipëri

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama u ka dhënë një lajm të mirë shqiptarëve.

Rama ka bërë me dije se një ngarkesë prej 18 720 doza të Pfizer ka mbërritur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”. Rama shton se me mbërritjen e kësaj ngarkese numri i vaksinave të zbarkuara në Shqipëri shkon në 1 238 790.

Postimi i plotë: Aeroporti “Nënë Tereza” – 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri. /albeu.com/

 


Shtuar 12.07.2021 21:47