Kryeministri Edi Rama kabërë me dije se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Rinas 11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Sipas Ramës numri i vaksinave që ka mbërritur në total në Shqipëri, që prej nisjes së vaksinimit është 858,750 doza.
Të lidhura
None found
Rama shkruan se brenda Qershorit do të përmbushet objektivi për të pasur 1 milionë të vaksinuar.
Postimi i Ramës:
Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.
Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit.
