Rama i vuri vizën, habit Tom Doshi: Dua koalicion me PS-në!

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi në një dalje publike për mediat ka rikonfirmuar se dorëheqja e tij është vendim i prerë.

Doshi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se është i gatshëm për të bërë koalicion me Partinë Socialiste, ndërsa me Partinë Demokratike nuk do të bënte kurrë bashkëpunim.

Doshi: Synoj dy mandate në Shkodër. Mendojmë edhe për dy mandate në Tiranë.

Do bëni koalicion me PS-në?

Doshi: Po jemi të gatshëm të bëj koalicion me Partinë Socialiste.

Do bëni koalicion me Bashën?

Doshi: Jo nuk do bëja asnjëherë.

Rikujtojmë se pak muaj më parë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se Tom Doshi nuk duhet të kandidonte në zgjedhjet e 25 Prillit duke e akuzuar atë për korrupsion.

Kjo deklaratë e fortë u mbështet edhe nga kryeministri Rama i cili deklaroi se Tom Doshi dhe partia e tij nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.  /albeu.com/

 

Shtuar 26.04.2021 12:04