PS në avantazh të thellë, Basha nuk heq dorë: Fitorja është e jona!

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për hërë të parë në lidhje me rezultatin e publikuar për zgjedhjet e djeshme.

Deri më tani, në Shqipëri kryeson ndjeshëm PS e cila duket sikur ka siguruar 77 mandate në krahasim me PD e cila deri tani ka 56 mandate.

Pavarësisht rezultateve të thella, Basha deklaroi se PS ka ndjekur një strategji duke numëruar fillimisht kutitë e sigurta të PS.

“Dua të falenderoj të gjithë mediat për punën që keni bërë. Siç e dimë qendrat e para që numërohen janë qendrat e Partisë në pushtet. Thënë kjo, PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj. Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD.

Ky është fillimi. Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera. Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë.

Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin. Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, ti lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin. Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit…”- deklaroi PD. /albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 12:11