Gjendet i dekompozuar në banesën e tij një 78-vjeçar

Një 78-vjeçar me iniciale M. K., në Vlorë, është gjetur pa jetë në banesën e tij. Trupi i të moshuarit ishte dekompozuar.

Mësohet se ai jetonte vetëm. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij  ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet  se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 11:04