Qeveria Rama ka shpallur investitor strategjik dhe i ka falur 19 mijë metër katror tokë publike në qendër të Tiranës një kompanie të sapo krijuar.
Sipas qeverisë, investitori strategjik i përzgjedhur pa garë, “Adriatic Resorts SHA” do të investojë rreth 200 milionë euro për të ndërtuar një hotel dhe kazino.
Por, aksionerët kryesorë që kanë rreth 40% të kësaj kompanie janë një qytetar amerikan me profesion konsulent dhe
një shqiptaro-amerikan me profesion ndërmjetës (broker).
Ndërsa pronarët e tjerë janë të kompanisë janë të fshehur.
Si në rastin e resortit të Xhackës, koncesionit të Beqajt, inceneratorit të Veliajt e shumë të tjerë, përdoren skema me pronarë fiktivë ose të fshehur për të mbuluar vjedhjen e parave dhe pronës publike.
Shqipërisë i duhet një qeveri e pakorruptuar!