Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Rama fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit.
Sakaq, Rama ka bërë publike dhe adresën se ku mund të aplikojnë. Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit
Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.