Rama flet sërish për satelitët në orbitë: Do t’i kemi për të luftuar krimin e organizuar, jo për kërkime në Mars

Ditën e djeshme, nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë jo të vogël. Ai tha se vitin tjetër Shqipëria do të dërgojë në orbitë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” të cilat do të shërbejnë për të monitoruar territorin.

Sot, pas mbledhjes së Kryesisë, Rama foli sërish për to, duke theksuar se ata do të përdoren për të luftuar krimin e organizuar, jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars.

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e saj në të gjithë aspektet. Do të ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar duke patur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Nuk do bëjmë asgjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri, vende të tjera të zhvilluara e bëjnë. Shqipëria do t’i ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejtë  epo ashtu edh e dronët inteligjentë për të rritur kapacitetet e kontrollit të territorit. Në Shqipëri do të jetë një përdorim për çështje që kanë të bëjnë  me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje të ofensivave ushtarake. Do kemi një kontroll të plotë dhe mbi mjedisin për të identifikuar çdo lloj cenimi të mjedisit për prerjen ilegale të pyjeve psh. Nuk do çojmë satelitë për kërkime në mars, na duhen sy inteligjentë të në kapaciteti që kalon ato njerëzore për të patur infomacione në kohë reale mbi territorin e vendit tonë”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 15.10.2021 10:18