Princ Leka dekoron Ekrem Spahiun me “urdhrin mbretëror të Skënderbeut”

Me rastin e 126 vjetorit të lindjes së Mbretit Zog I, në mjediset e Oborrit Mbretëror Shqiptar u zhvillua një ceremoni, ku Princi i kurorës së Familjes Mbretërore, ka vlerësuar dhe dekoruar z. Ekrem Spahiu, duke i akorduar “Urdhrin Mbretëror të Skënderbeut” me motivacionin:

“Për përkushtimin e paçmuar kundrejt Familjes Mbretërore, trashëgimisë monarkike dhe figurës së Mbretit Zog, të shprehur përmes një veprimtarie të gjatë dhe efektive në rrafshin politik, publicistik dhe shtetëror, si edhe duke kontribuar në mënyrë të pandërprerë në rehabilitimin, përkujtimin dhe integrimin e kategorive shoqërore, që padrejtësisht janë ndëshkuar për besimin e tyre në idealin mbretëror dhe në institucionet monarkike”.

Të pranishëm në këtë ceremoni dekorimi ishin drejtuesit kryesor ndër vite, të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, që kanë qenë përfaqësues të PLL në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe vendor.

Ekrem Spahiu në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Princit Leka për vlerësimin dhe dekorimin, por “Urdhrin Mbretëror të Skënderbeut” ua dedikoj të gjithë të pranishmëve në sallë dhe mbarë legalistëve për rezultatet e arritura, që u renditen në motivacion.


Shtuar 15.10.2021 10:29