Socialistja Mimi Kodheli ka mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë pasi kryeministri Rama e la jashtë listës së sigurt.
E rënditur në vendin e 21 në listën ku u morën vetëm 18 mandate deputeti, Kodheli arriti të rrëmbejë vetëm 4907 vota, një shifër kjo e pamjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Një fat ndryshe ka pasur ish-ministri Fatmir Xhafaj I cili edhe pse u rëndit I 23 në listën e PS është më I votuari në kampin e PS në Tiranë mbi 15 mijë vota.
Socialistët më të votuar në Tiranë:
Fatmir Xhafaj 15 738 vota
Belinda Balluku 14 785 vota
Ornaldo Rakipi 14960 vota
Etjen Xhafaj 12 196 vota
Arben Ahmetaj 10 860 vota
Elisa Spiropali 7 798 vota /albeu.com/