Denoncimi i fortë i Berishës: Lefter Koka ka shpenzuar 10 milionë euro për të blerë vota!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se Koka ka shpënzuar 10 milionë euro për blerje votash.

Në mesazh, qytetari thotë se edhe ai vetë është një prej atyre qytetarëve që ka shitur votën, por që kërkon të mbetet anonim.

Statusi i plotë: Terr Koka shpenzoi 10 milione euro per blerje votash. Qytetari denoncon blerjen e votes nga Terr Koka! Porosine e Territ per te perdor + dhe jo x ne votim per voten e blere.  Lexoni mesazhin e tij. Sb

Pershendetje dr jam nje qytetar qe kame shitur voten tek Lefter Koka i cili thuhet se ka shpenzuar 10 milion euro duke blere vota dhe sipas porosise se tij voten time e kam qarkuar me plus jo me x qe ti dalloj votusit qe ka bler kte mund ta vertetoni duke pa gjith votat qe ka lefter koka ne durres ca votash jan me + jan te blera ju pershendes ju lutem mos e nxirrni emrin ose numerin tim.

Shtuar 29.04.2021 09:04