Rama drekon nesër me presidentin Macron, mister arsyeja e vizitës në Paris

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të niset drejt Francës, ku dhe do të zhvillojë një takim me do të udhëtojë ditën e Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kyt lajm është bërë i ditur nga faqja zyrtare e presidencës franceze ku bëhet me dije se takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit Macron do të zhvillohet në orën 13:00.

Në axhendën e ditës së martë të Presientit Macron, ora 13:00 është rezarvuar për kryeministrin Rama..

Pas takimit, të dy pritet që të drekojnë së bashku në Elysee. Ende nuk dihet se për çfarë arsyesh do të takohen Rama dhe Macron apo se cila do të jetë tema e diskutimit të tyre. Nuk dihet as nëse bëhet fjalë për një takim zyrtar apo jo, duke qenë se në faqen zyrtare të Presidencës franceze është njoftuar vetëm dreka.

Nga ana e Kryeministrisë nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këtë udhëtim të kreut të qeverisë. Për herë të fundit, kryeministri Rama është takuar më 15 maj të vitit 2018 me Presidentin e Francës.paris

Shtuar 21.03.2021 08:03