Rama: Do të ketë rritje domethënëse të pensioneve, është angazhim solemn

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka premtuar se do të rrisë në mënyrë domethënëse pensionet. Rama tha se ky nuk është një betim, por një angazhim solemn.

“Në fushatë nuk kemi premtuar asgjë as për pensionistët jo se nuk e dimë që ata nuk e meritojnë të shpërblehen. Por nuk kemi mundur dot dhe nuk mundemi akoma dot sepse honi kërcënues i hapur për shumë e shumë vite nga skema e njohur e pensioneve. Megjithëse sot është ngushtuar honi ende nuk është mbyllur që ne të hedhim hapin përpara me një rritje domethënëse.

Unë dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës por nga foltorja e këtij Kuvendit të gjithë gjyshere dhe gjyshërve se një plan për ta është në tryezë për ta. Do të jetë dita më e bukur e jetes sime publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për një rritje të konsiderueshme të pensioneve të tyre. Ju lutem mos e quani premtim përpara Kuvendit por një angazhim solemn për të bërë gjithccka që është e mundur. Ia  vlen të bëjmë maksimumin”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 11:22