“Ballkanin e Hapur”, Rama: Me Kosovën të diskutojmë vëllazërisht, jo të shpallim tradhtarë

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të progrmit qeverisës, është ndalur edhe te çështja e “Ballkanit të Hpaur”.

Ramatha se “Ballkani i Hapur” nuk ëshë lojë e Serbisë, por “pjellë” të procesit të Berlinit.

Gjithashtu kreu i qeverisë kritikoi sërish qeverinë e Kosovës.

“Ballkani i hapur nuk është lojë e Serbisë. Nuk është devijim nga rruga e anëtarësimit të BE. Të gjitha këto janë përralla me gogol, në një luftë nga Facebook dhe kolltuku. Kosova dhe Shqipëria atë armik e kanë mundur realisht falë SHBA-së, kundër xhahilit të Beogradit si dhe falë UCK.

Foshnjat që lindën në atë luftë nuk ia kanë borxh politikës që luan luftash me Serbinë as në Prishtinë as në Beograd. Nuk ia kanë borxh që Kosova e nxitur edhe nga Tirana për politika që skano të bëjnë me kombin ti humbasë në paqe si në një ruletë, ku bllofet për politikë të brendshme me atë të jashtme , të gjitha kreditit ndërkombëtare, por për Kosovën ne mund të flasim jo të vendosim. U takon atyre të marrin vendime dhe ne na takoj ti respektojmë. Për Shqipërinë vendosin autoritetet Shqipërisë dhe ata duhet ti respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë ti diskutojmë vëllazërisht, por jo ti shpallim si tradhtarë dhe konsipracionistë ruso-kinezë ata që mendojnë ndryshe”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 11:27