Rama dhe ministrat betohen sot te presidenti Meta

Ditën e sotme në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave te presidenti Ilir Meta.

Kabineti qeveritar pritet të mbërrijnë në Presidencë, ndërsa mësohet se pas betimit do të ketë dhe një koktej.

Menjëherë pas betimit te qeverisë së re te Presidenti dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.

Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin.

Qeveria “Rama 3” u miratua në Kuvend me 77 vota pro, mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme./albeu.com

 

 

 

 

 


Shtuar 18.09.2021 08:02