Vdekja e 30-vjeçares në Fier, familjarët: Na thanë dy versione të ndryshme

Një pretendim i fortë vjen nga familjarët e 30-vjeçares që ndërroi jetë në maternitetin e Fierit. Familjarët pretendojnë se mjekët u kanë thënë dy versione të ndryshme mbi vdekjen e Elisabeta Lamajt.

Bëhet me dijet se bashkëshorti i Elisabetës ka bërë kallëzimin që ditën e shtunë pasi është ndeshur me dy versionet e ndryshme të mjekëve. Bashkëshorti pretendon se mjekët se fillimisht mjekët i kanë thënë se Elisabeta ka pësuar trombozë e më pas i kanë thënë se ka pësuar atak.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e 30-vjeçare është bërë publike këtë të hënë, ndërsa Elisabeta Lamaj kishte ndërruar jetë ditën e shtunë. Lamaj solli në jetë vajzën e dytë me operacion dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në maternitetin e Fierit.


Shtuar 12.04.2021 13:38